Situata në veri, Abdixhiku: Kujt i shërben Kurti? Moskoordinimi me aleatët, është akt anti-shtetar
Për situatën në veriun e Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se moskoordinimi me aleatë e në veçanti me SHBA-në është akt anti-shtetar.
Abdixhiku pyet se kujt i shërben kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe se çka përfiton Kosova kur i dhuron, sipas tij, Serbisë të gjithë aleatët e saj.
“Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës. Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky”, shkruan Abdixhiku, ku thotë se kërkon koordinim të ngushtë me aleatët e vendit.