FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata në Veri, Presidenti kroat: Kosova nuk është Serbi

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç thotë se Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur. “Jo Kosova nuk është Serbi, kjo është punë e kryer”, ka deklaruar ai.

Për të fatkeqësisht disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. “Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, ai u ka bërë thirrje vendeve evropiane të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?