Situatë e qetë në Banjskë, policia e Kosovës ende në kërkim të terror*stëve
Situata e përgjithshme në Bajnskë të Zveçanit sot është e qetë dhe pa tensione, pasi pati të vrarë, të plagosur dhe të arrestuar. Një autoblindë me policë është duke qëndruar tek udhëkryqi i rrugës që të çon në drejtim të manastirit të Bajnskës.
Automjetet e EULEX-it, sikur edhe ato të Policisë së Kosovës, e nganjëherë edhe të KFOR-it, janë duke e frekuentuar vazhdimisht këtë pjesë të veriut të vendit.
Policia ende nuk ka arritur të marrë kontrollin e plotë brenda Manastirit. Një kilometër në zonën përreth manastirit, sot është gjetur po ashtu një automjet i braktisur dhe pa targa, në të cilin kishte përplot armatim të prodhimit serb.