Sot mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës! Kurti e Vjosa thirrje qytetarëve: Votoni

Këtë të dielë, mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, që do të shërbejnë si qendra votimi.

Policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për një mjedis të sigurt gjatë procesit zgjedhor. Të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej tyre të vendosura në kontejnerë. Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në zgjedhje. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin. Thirrje të ngjashme bëri edhe Beogradi zyrtar.

SHKARKO APP