Spahiu: Në emër të paqes, Kosova nuk duhet që të dorëzohet sërish nën kthetrat e Serbisë

Analisti Nexhmedin Spahiu, është pro kryeministrit Albin Kurti, dhe thotë se nuk duhet të tërhiqet nga qëndrimi i tij dhe për të “lëshuar pe” Serbisë. Për të Kosova nuk mundet që në emër të paqes të dorëzohet në kthetrat e Serbisë.

“Kosova nuk mundet që në emër të paqes të dorëzohet sërish në kthetrat e Serbisë, ne në emër të mos shkaktimit të telasheve për shkak të Rusisë, t’i themi Serbisë hajde në Prishtinë, e kuptoni që veriu i Kosovës është pjesa më e rëndësishme, se nuk mbijeton dot pa ujin që mbijeton nga Liqeni i Gazivodës, nuk ka energji gjithë Kosova dhe as ujë dhe imagjoni një vend pa ujë dhe energji elektrike”, u shpreh Spahiu.

Ai bëri përgjegjës për situatën ku ndodhet veriu i Kosovës sot, qeverinë e Serbisë. Kjo jo për shkak të vendosjes së 4 kryetarëve shqiptar në 4 komuna, por valëvitjen e flamurit të Kosovës në këto zona.

SHKARKO APP