Spanja refuzon, por Catalonia kërkon njohjen e Kosovës. Propozohet projektligji në Kuvend
Rajoni i Catalonia-s që prej kohësh kërkon pavarësinë nga Spanja, tani ka hedhur hapin e parë për njohjen e Kosovës. Catalonia ka shprehur gatishmërinë për të qenë krah Kosovës edhe në rrugën drejt integrimit evropian, teksa sipas saj, disa shtete anëtare në Parlamentin Europian po komplikojnë këtë proces.
“Refuzimi i Spanjës për të njohur Kosovën si shtet është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE, dhe një faktor destabilizues në këtë zonë e cila është veçanërisht e shqetësuar për luftën në Ukrainë. Në këtë kuptim, është e papranueshme që shteti spanjoll ndan të njëjtën strategji si Rusia, Kina apo Bjellorusia për refuzimin e njohjes së Kosovës”.
Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve në këtë shtet, sikur në vendet tjera të zonës Schengen nga 1 janari. Spanja është ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian që refuzon njohjen e Kosovës.