Spiunët e arrestuar, reagon Konjufca: Serbia kërkon destabilitet dhe minim të institucioneve tona
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për arrestimin e dy shtetasve kosovarë të dyshuar si spiunë të Beogradit. Ai tha se qëllimi i Serbisë është të destabilizojë Kosovën, e të minojë institucionet e vendit përmes agjentëve të brendshëm.
“E përgëzoj Agjencinë e Inteligjencës së Republikës së Kosovës për punën e tyre të shkëlqyer. Jam i bindur që ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme.
Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë. Kjo që ndodhi dje e bën ligjin në fjalë edhe më urgjent. Besoj që edhe shumë raste në të ardhmen të hetohen dhe të zbulohen”, u shpreh Konjufca.