Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:02 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim! Nga Erion Braçe- Zhaneta Beqiri është gruaja në krye të shërbimit publik të çerdheve dhe kopshteve në qytetin e Tiranës. Një shërbim që, me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Stambolli sërish në votime

Rajoni E hënë, 27 Shtator 2021 03:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë të dielë votohet sërish në Stamboll për zgjedhjet lokale, pasi autoritetet shmangën një fitore të opozitës që i dha fund 15 viteve të kontrollit nga partia AKP e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë, për zgjedhjet që kanë marrë një domethënie shumë më të madhe. Kandidati i partisë opozitare CHP, Ekrem Imamoglu, iu rikthye fushatës. Mesazhi i tij për të kapërcyer ndarjen e thellë politike të Turqisë që i siguroi atij fitoren në muajin mars, është tashmë i gërshetuar me demokracinë.

Fitorja e zotit Imamoglu u shmang nga autoritetet zgjedhore bazuar mbi një teknikalitet – për shkak të mosplotësimit të kritereve nga disa zyrtarë të qendrave të votimit. Në rrugë mbizotëron një ndjesi e fortë për drejtësi. “Për mua, ai fitoi një herë. Meqë ky do jetë një rast vjedhjeje, ne do të shkojmë të votojmë sërish për Imamoglun, sa për t’i inatosur”, thotë një banor vendas.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me një nga tre të rinjtë e Stambollit të papunë, në një qytet të goditur rëndë nga ngadalësimi ekonomik, është ekonomia që ka më shumë për rëndësinë për shumicën e mbështetësve të zotit Imamoglu. “Ai premton vende pune. Ne jemi të papunë me diploma universiteti. Nuk marrim poste. Ai na premton punë, që na duhet më shumë se interneti falas. Njerëzit janë të uritur; nuk çojnë dot bukë në shtëpi. Të gjitha të mirat do vijnë me Imamoglun”, thotë një mbështetëse.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në mbarë qytetin, kandidati i partisë AKP, Binali Yildirim, shmang ekonominë dhe fokusohet tek pretendimi se iu vodhën votat e muajit mars. Zoti Yildirim është duke zhvilluar fushatë në zonat që e mbështesin, duke synuar gjallërimin e bazës rreth mesazhit për mbrojtjen e demokracisë. “Drejtësia do të vendoset. Kështu duhet ta quajmë. Votat tona nuk u numëruan në votimet e fundit; ku shkuan? Ku shkoi vota ime?”, thotë një banore vendase.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Hanifeja, si shumë të tjera, ia atribuon suksesin e saj partisë AKP në Stamboll. “Kam një dyqan prej 12 vitesh dhe kam banuar këtu për 22 vjet. Kam një dyqan rrobash që e hapa me mbështetjen e shtetit. Mora kredi shtetërore dhe e hapa. Prandaj i mbështes”, thotë ajo. Stambolli përfaqëson një të tretën e ekonomisë turke dhe një buxhet prej 8 miliardë dollarësh. Rëndësia e votimeve të së dielës është pra e lartë. Siç thotë një thënie turke “kush kontrollon Stambollin, kontrollon Turqinë”.

“Politikisht, kjo ka një rëndësi të jetësore për sa i përket përdorimit dhe shpërndarjes së burimeve në Stamboll. Pala që do t’i përdorë me zgjuarsi këto burime, do të marrë një pjesë të madhe të votave në zgjedhjet e përgjithshme në të ardhmen”, thotë Nazli Okten, i Universitetit “Galatasaray”, të Stambollit. Me një lëvizje të minutës së fundit, Presidenti Recep Tayyip Erdogan, është rishfaqur në fushatë, pasi anketimet tregonin për një humbje të thellë të kandidatit të tij. Një sinjal se zgjedhjet në Stamboll mund të përcaktojnë edhe për të ardhmen e tij, dhe jo vetëm për të ardhmen e qytetit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 20 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone
Para 21 minutash

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 50 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 59 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.