FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, humbin jetën 6 turistë (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, për shkak të motit të keq. Një stuhi e madhe ka goditur gadishullin Halkidiki në vendin fqinj, duke iu marrë jetën gjashtë turistëve dhe lënë të plagosur me dhjetëra të tjerë.

Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë 8 dhe 2 vjeç, si dhe mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.

Nga stuhia e madhe raportohet se me dhjetëra pemë janë shkulur, disa shtëpi janë rrënuar dhe dyqane të dëmtuar tërësisht, dhjetëra makina janë përmbysur, probleme të mëdha me energjinë elektrike, dëme të pallogaritshme të pronës private dhe të infrastrukturës. Kjo është pamja e shkatërrimit biblik të ndodhur vetëm në 10 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?