FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Stuhia e fuqishme pritet të godasë Shkupin, apeli për qytetarët

Shkupi po përgatitet për afrimin e stuhisë “Andrea” e cili pritet të sjellë reshje prej 50 deri 80 milimetra në metër katror, çka detyroi qendrën e krizave të mblidhet në një takim urgjent të drejtuar nga Dushko Veskovski, drejtori i NP “Ujësjellës dhe kanalizime”.

Në takim janë hedhur hapa për koordinimin e aktiviteteve dhe janë caktuar detyrimet mes ndërmarrjeve publike, brigadës së zjarrfikësve, shërbimeve inspektuese dhe komunat e tjera dhe institucionet shtetërore.

Përpara fillimit të stuhisë, thonë burime në kryeqytetin maqedonas, po kontrollohen pusetat dhe kanalet e drenimit, ndërsa banorët janë këshilluar të mos parkojnë poshtë pemëve, e po kështu, në rast rrufeje të mos qëndrojnë nën to apo në vende të hapura.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Apelojmë për lëvizje me kujdes afër rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata, në pjesët e skajshme perëndimore, jugperëndim dhe veriperëndim, ku ekziston mundësi për derdhje lokale dhe paraqitje e mundshme e rrëshqitjeve të dheut dhe erozionit, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë. Krahas këtyre rajoneve, vëmendje të veçantë mundësi të shfaqen derdhje lokale duhet t’iu kushtohet grykave rreth malit Kozhuv dhe zonës Gjevgjeli-Vallandovë”, thotë Drejtoria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?