Sulme terroriste në Kosovë? Zbulohet celula e ISIS
4 persona janë arrestuar në Kosovë, gjatë një operacioni të kryer në disa qytete të vendit të akuzuar për terrorizëm.
Personat e ndaluar, dyshohet se kishin kontakte me një drejtues të lartë të organizatës terroriste të Shtetit Islamik dhe po përgatisnin sulme ndaj civilëve.
Dy nga të arrestuarit kishin siguruar armë të ndryshme dhe municione, ndërsa një i tretë ka qenë në dijeni se një person ishte duke përgatitur sulme në Vjenë të Austrisë dhe nuk kishte njoftuar autoritetet.