Sulmi në Gramsh, Osmani: Autorët të mbajnë përgjegjësi, të gatshëm të japim mbështetje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin në uzinën e armëve në Gramsh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani thekson se ka komunikuar me homologun e saj Bajram Begaj.

Teksa u uron shërim të shpejtë ushtarëve, presidentja e Kosovës thekson se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Fola me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?