Sulmi në uzinën e Gramshit, Kurti: Hetimet të zbardhin sa më parë rrethanat e ngjarjes

Për sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh nga dy shtetas nga rusia dhe një nga Ukraina, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në emër të qeverisë, Kurti e dënoi incidentin dhe ka uruar që hetimet të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarje.

“U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?