Sulmi terro*ist në Veri, deputetja britanike: Si financohen dhe si kanë transportuar armë?

Sulmi në veriun e Kosovës ka tronditur Europën. Deputetja britanike, Alicia Kearns thotë se duhet të ndërmerren veprime tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë në Ballkan.

Sipas saj, Policia e Kosovës do të hetojë grupet paraushtarake përgjegjëse për vrasjen e oficerit Afrim Bunjaku. Ajo shtron pyetjen sesi financohen, armatosen dhe si kanë transportuar armë në/përreth Kosovës dhe nga kush i marrin udhëzimet e tyre. Kearns po ashtu i drejtohet BE-së dhe SHBA-së, nga të cilat kërkon të mos i mbyllin më sytë ndaj intransigjentes nga Serbia.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të udhëheqë përpjekjet për një aleancë të sigurisë ndërmjet SHBA-së, Britanisë së Madhe, vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe Kosovës, derisa Kosova të arrijë anëtarësimin e plotë në NATO.

Një marrëveshje e tillë do të adresonte shqetësimet e menjëhershme të sigurisë dhe do të hapte rrugën për stabilitet afatgjatë në rajon. Dështimi nuk është një opsion. Parandalimi në Ballkan duhet të jetë një prioritet për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën. Duhet të ndërmerren veprime tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë në Ballkan”, thotë ajo.

SHKARKO APP