“Sunday Times”: Rusia ultimatum Maqedonisë, bëhuni me ne ndryshe do hakmerremi?
Gazeta britanike “Sunday Times” ka publikuar një shkrim të ri se ambiciet e Rusisë ndaj Maqedonisë janë shtuar akoma më shumë dhe se Moska në mënyrë indirekte i ka dhënë mesazh qeverisë së Maqedonisë që të ndryshojë anën dhe të bëhet me Rusisë ose do të vuajë, shkruan Zhurnal.mk. Maqedonia gjendet nën një presion jashtëzakonisht të madh nga zyrtarë rus që të largohet nga perëndimi ose do të përballet me hakmarrje, kështu shkruan në numrin e fundit të “Sunday Times”.
Si sinjal për ambiciet e Kremlinit në Ballkan, anëtarëve të kabinetit qeveritarë në Maqedoni u janë prezantuar kërkesat e ambasadorit rus që të prezantojë lojalitetin e tij ndaj Moskës. Kjo sipas gazetës ka ndodhur në kushte kur kriza politike kishte arritur kulmin e që dy javë më pas kulmoi me dhunën në parlament.
“Rusia ka nevojë për Maqedonin mirëpo ajo nuk mund të mbijetojë pa Rusinë”, kështu ka thënë ambasadori Oleg Shcerbak.
Moska në anën tjetër është vënë në mbrojtje të VMRO-së e cila për 11 vite ka mbajtur pushtetin në Maqedoni e që refuzon të dorëzojë atë tek koalicioni i drejtuar nga LSDM. Prapaskene thuhet se Rusia ka kërkuar çmim të lartë për përkrahjen e tyre e që sipas diplomatëve rus në Shkup, rusët kanë kërkuar nga ish kryeministri Gruevski të deklarohet hapur si përkrahës i Rusisë dhe këtë ta shfaqë sa më parë.