Antonie Griezmann çon Francën në finale, shënon 2 herë ndaj Gjermanisë
Antonie Griezmann ka treguar edhe një herë se është protagonisti absolut i Francës por edhe i Euro 2016 me 6 gola të shënuar në këtë kompeticion.
Franca ka arritur të eliminojë Gjermaninë me dy golat e lojtarit të Atletico Madrid dhe të arrijë në finalen e Parisit.
Si vend organizator, Gjelat kanë arritur pritshmëritë e të gjithë tifozëve me arritjen vetëm 90 minuta larg trofeut.
Ndeshja nisi me ritëm që në minutat e para por me dy skuadrat që nuk mundën të shfrytëzonin si duhet rastet.
Vetëm pak para fundit të pjesës së parë një top i prekur nga kapiteni i pancerave Schëeinsteiger me dorë brenda zonës bëri që arbitri Rizzoli të sinjalizonte penalltinë.
Rasti ishte i ngjashëm me atë të Boateng përballë Italisë. Antonie Griezmann e çoi topin në rrjetë duke e mbyllur pjesën e parë më rezultatin 1-0 për Gjelat.
Edhe në pjesën e dytë Griezmann arriti të shënojë sërish golin e nokautit pas një konfuzioni të krijuar në mbrojtjen e gjermanëve.
Gjermantë provuan më pas qoftë dhe për të zbutur diferencën por nuk ja arritën.
Erdhëm në fund të Euro 2016, ku finalist dolën Portugali-Francë.