Sveçla tregon si erdhën armët në Manastirin e Banjskës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një intervistë për CNN, kla bërë me dije se armët në Manastirin e Banjskës kanë ardhur me ambulancë, fakt ky i paralajmëruar më herët nga deputetja britanike Alicia Kearns.

Ai ka njoftuar se një prej terroristëve të vrarë ka qenë shofer i ambulancës, e ndërsa një tjetër i arrestuar ka qenë teknik mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Sveçla theksoi se po hetohet përfshirja e e mundshme e të gjithë njerëzve në këtë manastir

“Ajo kishte të drejtë. Atë që tash dimë është se një nga terroristët e vrarë ishte shofer i ambulancës. Një nga të arrestuarve terroristë është teknik mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Qartazi kjo lëvizje e lirë e personelit mjekësor, ato po e përdornin për aktivitete terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti që gjetëm armë në Manastir dhe u përdor si bazë ku terroristët do të shpërndanin aktivitetet e tyre, kjo na bën të besojmë se informacionet që kishim më parë janë të sakta. Kearns kishte të drejtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne jemi vend demokratik. Tash po hetojmë përfshirjen e mundshme të të gjithë njerëzve në këtë manastir”,-ka thënë Sveçla ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?