FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takim tjetër Bislimi-Petkoviç, diskutimet në Bruksel për dinarin përfundojnë pa marrëveshje

Saga e “dinarit serb” nuk ka marrë fund as këtë herë në Bruksel. Përfundoi pa një marrëveshje dhe me dallime të mëdha, takimi trepalësh në kuadër të dialogut mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, bëri sërish bashkë në një tryezë Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç, pasi këta të fundit dorëzuan propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit javën e kaluar.

“Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme. Javën e ardhshme ne ramë dakord të mblidhemi sërish me ambicien për të gjetur një zgjidhje”, njoftoi Lajçak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryenegociatori i Kosovës tha se qëndrimet e palëve janë larg njëra-tjetrës. Ai serb, nga ana tjetër, ka vazhduar me akuzat e zakonshme duke pretenduar se Kosova nuk ka vullnet politik për ta zgjidhur çështjen e dinarit. Takimi i radhës mbahet më 4 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?