Takimi Kurti-Vuçiç dështoi në Bruksel, Italia dërgon dy ministra në Kosovë dhe Serbi
Bruskeli zyrtar nuk gjeti zgjidhje në takimin e së hënës mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti, Italia kërkon të gjejë një zgjidhje për tensionet e fundit dhe çështjen e targave.
Qeveria e Romës ka dërguar në një mision ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani dhe atë të Mbrojtjes, Guido Crosetto në Beograd dhe Prishtinë. “Punojmë për të zbutur tensionet mes të dyja vendeve edhe falë prezencës së kontingjentit tonë ushtarak. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes edhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Tajani në një njoftim.
Ministri Italian i Mbrojtjes nënvizon se kjo vizitë e tyre në Kosovë dhe Serbi po bëhet për të ndihmuar dialogun që është bërë i vështirë.