Takimi në Bruksel i ministrave, Borrell: Zbatimi i marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia, është rruga e vetme

Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor diskutohet sot në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së ne Bruksel.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, paralajmëroi Serbinë se aspiratat e saj euroatlantike nuk përkojnë me raportet që Beogradi ka me Rusinë.

“Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht në përputhje me sanksionet kundër Rusisë.

Ne gjithashtu u theksuam atyre që nuk janë rreshtuar ende, ose nuk janë rreshtuar fare, dhe këtu veçanërisht do të theksoja Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëmshme për interesin kombëtar të Serbisë”, tha Borrell.

SHKARKO APP