Taravari shpall nesër kandidaturën, gara për kryetar të partisë Aleanca për Shqiptarët

Arben Taravari nesër pritet të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të partisë Aleanca për Shqiptarët. Lajmin e bëjnë të ditur burime për Gazeta Lajm, të cilat theksojnë se strukturat partiake tashmë kanë mbledhur nënshkrimet për mbështetjen e kandidimit të tij, ndërsa Taravari gëzon përkrahjen e të gjitha degëve dhe anëtarësisë së gjërë si dhe të eksponentëve të lartë të partisë, konfirmojnë nga ASH.

“Ju informojmë se nesër (e premte) 02.12.2022, në ora 14:00, u.d. Kryetari, z. Arben Taravari, do të dorëzojë kandidaturën për Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, të shoqëruar nga nënshkrimet e anëtarëve, para Komisionit në zyrat qendrore të partisë në Tetovë. Pas dorëzimit të kandidaturës do të ketë deklaratë për media”, thuhet ne njoftimin zyrtar të ASH-së.

Taravari dhe deri në këtë moment është kandidati i vetëm për këtë pozitë brenda partisë, teksa Kongresi i Aleancës për Shqiptarët është caktuar të mbahet më 17 dhjetor dhe vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-kryetarit Ziadin Sela.

SHKARKO APP