Të zhvendosurit nga përmbytjet jetojnë nëpër konvikte (VIDEO)

Shumë prej të përmbyturve nga vërshimet që përfshinë Shkupin rreth 20 ditë më parë, janë zhvendosur të jetojnë nëpër konvikte, pasi shtëpitë e tyre janë rrënuar krejtësisht dhe vështirë të banohet në to.

Familja Fazliu nga Inxhikova, po banon në konviktin e një universiteti privat, pasi që nuk ka kushte banimi në shtëpinë e tij.

“Nuk e dimë as neve çfarë do të bëjmë!

Kanë ardhur nga komuna, ushtria, vetëm na hoqën mobiljet dhe ashtu e lanë , më tepër nuk pastruan as të vijë kamioni ti heq sendet parketin ta heq as asgjë.

Ajo pjesë është për askund nuk jetohet”, ka shprehur kryefamijlari i familjes Fazliu.

Nga Qyteti i Shkupit e kanë shpallur të mbyllur operacionin e shpëtimit dhe pastrimit të këtij vendbanimi, ku ishin përfshirë ushtria, ndërmarrjet komunale të Gazi Babës dhe Shkupit si dhe ekipe të vullnetarëve, por ende nuk dihet se ku do të vazhdojnë të jetojnë këto familje.

NJË PJESË E FAMILJEVE NË INXHIKOVË BANOJNË NË KONVIKTE PAS VËRSHIMEVE

SHKARKO APP