Tensione në qeverinë italiane. Di Mao e quajti “ai tjetri”, reagon Salvini: Emri im është Matteo

Itali – Klimë tensioni në qeveri e ushqyer nga nyjet e pazgjidhura. Shpërthen Luigi Di Maio në Cosenza, audio e të cilit është publikuar në faqen e internetit të LaCnews24.

“Ndonjëherë duhet të vuajmë qëndrimin e “Lega-s” e cila është e padurueshme – shprehet Di Mao në një takim me dyer të mbyllura me aktivistët.Pas zgjedhjeve ne nuk kishim asnjë alternative. Sa herë duhet të miratohet një dekret, në Parlament ose Cdm, duhet të ulemi në një tryezë me Conten dhe atë “tjetrin” (Salvini) për të bërrë një marrëveshje “.
Shumë shpejt ka ardhur edhe reagimi i Salvinit: “Ai tjetri? Emri im është Matteo”.
“Mund të mos i pëlqejë por kam një emër, emri im është Matteo …”, u shpreh ai për burime pranë tij. Megjithatë, ka ardhur asnjë reagim zyrtar, nga drejtuesi i Leges që si duket po konsideron një pushim me aleatin. Por përmbajtja e fjalimit të Di Maio dëshmon se tensioni është maksimal.

Burimi; Il Quotidinano

/Koha Jone/

SHKARKO APP