Tensionet Kosovë-Serbi. NATO: Vetëpërmbajtje. Rusia: Perëndimi po i shtyn në luftë
Për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, NATO ka ndërhyrë dhe ka kërkuar vetëpërmbajtje nga palët. “Fola me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteneberg.
Edhe Rusia ka shprehur shqetësim për atë që po ndodh mes Prishtinës dhe Beogradit. Moska akuzon Perëndimin duke pretenduar se po shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt një konflikti të drejtpërdrejtë.
Ministria e Jashtme ruse thekson se Beogradi tregoi qasje konstruktive në krizën e fundit dhe akuzon Prishtinën për një sërë provokimesh që përkeqësuan tensionet etnike.