Tensionet në veriun e Kosovës, urdhri i Vuçiç për ushtrinë serbe: Shkoni në kufi me përforcime

Në një kohë që situata në veriun e Kosovës është e tensionuar, mësohet se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e ka urdhëruar të dielën shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, që të shkojë në Rashkë, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Mojsiloviç ka thënë se situata e agravuar, ditët e fundit akoma më tepër edhe nga media, kërkon praninë e ushtrisë serbe atje. Ai ka theksuar se detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë shumë të qarta.

Disa media serbe raportuan për shkëmbime zjarri në Zubin Potok dhe sipas tyre kanë ndodhur rreth orës 20:00. Mediat serbe shprehen se kjo kishte ndodhur sepse policia e Kosovës kishte dashur t’i hiqte barrikadat në këtë komunë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?