Tërmet i fuqishëm në ishullin ku po pushon kryeministri/ Panik te qytetarët

Një tjetër lëkundje e fuqishme toke është ndjerë sot në shtetin fqinj, Greqi.

Këtë herë herë epiqendra është larguar nga kryeqyteti dhe është në zhvendosur në ishuj.

Sipas të dhënave sizmiologjike nga Instituti i Gjeodezisë, tërmeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër ishullin Karpathos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëkundjet sizmike u regjistruan 71 kilometra në pjesën lindore të ishullit në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për vizitë në ishullin Karpathos ndodhet Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhet aty që prej ditës së djeshme dhe do të qëndrojë deri ditën e hënë.

Ndërkohë nuk raportohet për dëme materiale dhe as për të lënduar në njerëz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?