Tërmet në Ohër
Tërmeti ka qenë në thellësi 2 kilometra, 11 kilometra në veri-perëndim nga Resnja dhe 8 kilometra larg Koselit-
Një tjetër tërmet ka goditur Maqedoninë mbrëmjen e sotme, raportojnë mediat vendase.Tërmeti ishte me epiqendër në Ohër dhe me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter. Tërmeti ka qenë në thellësi 2 kilometra, 11 kilometra në veri-perëndim nga Resnja dhe 8 kilometra larg Koselit. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale. Që prej datës 18 qershor, Ohri po goditet vazhdimisht nga tërmetet. Në harkun kohor të një muaji, në Maqedoni janë regjistruar mbi 1 mijë lëkundje sizmike.