Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Testi për emrin, Kuvendi maqedonas diskuton ndryshimet kushtetuese

Rajoni E premte, 10 Shtator 2021 05:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kuvendi i Maqedonisë po diskuton sot amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit, në një përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata diplomatike me Greqinë. Për ndryshimin e emrit, kryeministrit Zoran Zaev i duhen dy të tretat e votave të deputetëve, thënë ndryshe 80 nga 120 vota.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së në fillim të seancës kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës pika për ndryshimet kushtetuese, megjithatë deputetët me 67 vota kundër dhe 39 për e hodhi poshtë propozimin e Dimovskit.

“Koalicioni i VMRO-së ka shkruar se nuk do të lejoj ndërrimin e emrit. Ndërsa koalicioni i LSDM-së po ashtu ka premtuar se nuk do të ketë ndërrim të emrit. Që do të thotë se Kuvendi nuk ka legjitimitet që të hyjë në këtë procedurë. Pastaj u shpall referendum, me ç’rastë procedurat ligjore janë shumë të qarta, se referendum i suksesshme është ai i cili arrit censusin prej 50 % plus një. Për ndryshimet kushtetuese nuk mund të ketë referendum konsultativ”, deklaroi në fillim të seancës Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE, i cili kërkoi që pika të hiqet nga rendi i ditës, me ç’rast 67 deputet votuan kundër, 39 për.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deputetët miratuan rendin e ditës me të vetmen pikë të rendit të ditës.

“Të rralla janë gjeneratat që historia u jep shans që të mund të shkruhen në memoaret historike. Kur një shans e tillë gjendet për sa jush është momenti që të sjellni vendim të rëndësishëm. Përgjegjësia më e madhe sot është në duart e juaja. Duhet të bëni zgjedhje, sot çdo deputete e ka çelësin për një vendim historik. Iu bëj thirrje të gjithë atyre që akoma hamendjen, i thërras ata që hamenden që të vendosin mes izolimit dhe të ardhmes euro-atlantike”, deklaroi Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij, duke shtuar se vota kundër kthen vendin pas.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Çdo deputet sot e ka në dorë çelsin e të ardhmes së tyre. I ftoj ata që akoma kanë mëdyshje që të mendojnë. Shikojeni të ardhmen e gjeneratave të reja. Ju e keni të drejtën të zgjidhni edhe të kundërtën por ajo zgjedhje na kthen pas. A është ajo e ardhmja që dëshironi për ju dhe gjeneratat e reja? Tani duhet të vendosni a do të fitojmë shumë apo do të humbim shumë. Unë jam i bindur se kjo është zgjedhja e të gjithë deputetëve. Jam i bindur se askush nga ju nuk do ta ndryshonte vendin e tij dhe detyrimin e tij. Le të mbahet mend kjo ditë kur i kemi lënë anash ndaret politike dhe kemi zgjedhur interesin e përbashkët. Kjo është dita kur deputetët e zgjedhur kanë të drejtë të marrin vendimin e shenjtë dhe ta zbatojnë vullnetin e qytetarëve. Nëse ndonjëra nga partitë nuk është e gatshme të veprojë kështu, unë ftoj çdo deputet të veprojë individualisht, në interes të shtetit”, tha Zaev.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Zaev: Deputetët të tejkalojnë interesat partiake dhe të vendosin në të mirë të qytetarëve 

“E ftoj çdo deputet që të votoj sipas vullnetit të tij. Vendoseni vullnetin e qytetarëve mbi atë të partisë. Apeloj që ta kryeni obligimin e juaja kushtetues dhe të votoni për të mirën e popullit. Të votoni pa presion politik. Unë e di, të gjithë ne e dimë se rruga e vërtet për Maqedoninë, është ajo që shpie drejt Evropës dhe NATO-së”, tha Zaev.

Zaev: Jam i gatshëm të fal për 27 prillin, iu zgjas dorën për falje

“E di që kjo ka çmim dhe jam i gatshëm që ta paguaj këtë çmim vetëm për të ardhmen e Maqeodnisë dhe brezave të rinj”. /Alsat.M/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 21 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 31 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.