Gruevski pranon kërkesat shqiptare
Portali tetovasot.com raporton se Gruveski ka pranuar kërkesat e Ali Ahmetit dhe të shqiptarëve. Madje, sipas këtij portali, Kryetari i VMRO ka pranuar edhe kërkesën që gjuha shqipe të jetë zyrtare në Maqedoni.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i ka pranuar kushtet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të plaftormës shqiptare, njofton TetovaSot.
Gruesvki i ka pranuar të gjithë kërkesat e palës shqiptare, ku ndër to përfshihet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.
Tani, sipas këtyre mediave, pritet që Ali Ahmeti të bind kryesinë e BDI për ta firmosur marrëveshjen zyrtarisht.
Burimet bëjnë me dije se 8 ministri, një prej të cilave Ministria e Brendshme, do t’i shkojnë BDI-së, e cila do të marrë gjithashtu për herë të parë edhe postin e kreut të Kuvendit.
Gruevski ka marrë zotime se do të realizojë edhe kërkesat tjera të shqiptarëve, përfshirë edhe zyrtarizmin e shqipes në shtet. Në këtë mënyrë, Qeveria e re e Maqedonisë po formohet ndërmjet dy partive fituese të zgjedhjeve të fundit.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për koalicion me VMRO DPMNE-në.
“Jemi ende duke i analizuar pikat për të cilat debatojmë që dje. Do t’i analizojmë të gjitha me qëllim që të sjellim një vendim konstruktiv”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërkohë mandatari Nikolla Gruevski ka afat deri në orën 24 që Presidentit të shtetit t’i prezantojë përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.
Ndërkohë që mediat po raportojnë se kreu i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është dorëzuar duke pranuar platformën shqiptare, ku ndër to përfshihet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.
Po ashtu 8 ministri, një prej të cilave Ministria e Brendshme, do t’i shkojnë BDI-së, e cila do të marrë gjithashtu për herë të parë edhe postin e kreut të Kuvendit.
Njoftimi i Partisë Demokratike:
Partia Demokratike përshëndet arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni.
Përveç stabilitetit politik në Maqedoni, marrëveshja të cilën faktori i bashkuar shqiptar ia doli ta përcaktojë si kusht për krijimin e qeverisë së re, është një sukses në realizimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Kryelajmi është se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni. Progresi në përfaqësimin e shqiptarëve në pozicione kyçe të qeverisë së re është një garanci se kjo platformë do te zbatohet. Prania shqiptare përcaktuese në qeverine e re të Maqedonisë është një garanci për procesin e qendrueshem të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
Partia Demokratike i uron suksese qeverise së re në Maqedoni dhe premton se nesër në qeverisje të vendit do të jetë një partnere serioze për të realizuar projektin madhor të integrimit euroatlantik të rajonit tonë si një rrugë e sigurtë e forcimit të paqes e stabilitetit në të.