Tragjedia në Kosovë/ Bien nga ballkoni dy vajza të mitura, njëra ndërron jetë
Dy vajza të moshës 15 dhe 18 vjeç, janë hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në Ferizaj se në rrugën “Sandër Prosi”.
Njëra ka ndërruar jetë dhe tjetra ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital duke marrë ndihmë të specializuar në Qendrën Emergjente.
Vajzat ishin motra me njëra tjetrën dhe policia dyshon se kemi të bëjmë më një vetëvrasje. 18-vjeçarja ka tentuar ta shpëtojë motrën e saj 15-vjeçare por janë rrëzuar të dyja nga lartësia.
Policia dhe prokuroria e Ferizajt po hetojnë për të zbardhur gjithë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.