Tre muaj i ngujuar brenda Komunës, çfarë po ndodh me kryetarin Lulzim Hetemi?

Kryetari Lulzim Hetemi është ngujuar prej 3 muajsh në Komunën e Leposaviqit. Që nga ora 06:00 e mëngjesit të 29 majit i pari i Leposaviqit po qëndron brenda këtij objekti.

Brenda komunës me kryetarin Hetemi për më shumë se një javë ishte zv/ministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arber Vokrri, i cili ka folur për kushtet e jetës në komunë.

“Ushqimi është siguruar nga ushtria e Kosovës. Ai e di se në rast se nuk i sigurohet rikthimi aty, ka pasoja të mëdha, se humbet autoriteti shtetëror i Kosovës. Sipas bisedave që kam bërë me të eshtë po ai Luli që ka qenë më para. Kemi miq e zyrtarë që e takojnë dhe na tregojnë se ai është mirë”,-tha Vokrri.

SHKARKO APP