Tregoi live në Instagram vr*sjet, gjendet i vetëvrarë autori që la 3 viktima
Tre persona janë viktima nga të shtënat me armë zjarri në qytetin boshnjak Gradacac, pasi një burrë transmetoi live të shtënat ndaj një gruaje në Instagram. Nermin Sulejmanoviç, 35 vjeç kreu vetëvrasje pas krimit. Ai është gjetur i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit.
“Sulejmanoviç e vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në zona të ndryshme në Gradaçac”, njoftoi Zyra e Prokurorit në Tuzla.
Ndjekja e të dyshuarit zgjati disa orë. Ai kishte publikuar hollësi nga akti i vrasjeve në dy postime të ndara në rrjetin social Instagram, por ato përmbajtje janë fshirë më vonë nga vetë rrjeti social. Ministria e Brendshme konfirmoi se videot e shpërndara në rrjetet sociale nga i dyshuari janë fshirë.