Tronditi kudo shqiptarët, Gjykata merr vendimin për infermieren që dhunoi të moshuarën
Video-ja e dhunës u pa në mbarë Europën, dhe kudo shqiptarët u tronditën. Aurona Pelaj nuk do të lirohet nga paraburgimi. Gjykata e Apelit në Kosovë ka refuzuar kërkesën e avokatit të infermieres, e cila akuzohet për dhunë fizike dhe keqtrajtim ndaj nënës së dëshmorit Taulant Nuraj, në Qendrën e të Moshuarve në Pejë.
Gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e avokatëve për lirim nga paraburgimi të dy infermiereve që duken në video teksa qeshin dhe argëtohen me dhunën që Pelaj ushtronte ndaj të moshuarës.
Vajza e të moshuarës vendosi ta marrë të ëmën nga azili dhe ta mbajë në shtëpi, të njëjtin veprim bënë edhe fëmijët e të moshuarve të tjerë të asaj qendre.