FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tsipras kërkon shpërndarjen e parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, pritet të kërkojë sot shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Për këtë qëllim ai do të vizitojë presidentin e republikës, Prokopis Pavlopoulos, në ora 18,30. Si rrallë herë, njoftimi për këtë takim është publikuar në faqen zyrtare të presidencës së Republikës greke.

Mandati i qeverisë Tsipras përfundonte normalisht në muajin Tetor. Por kryeministri grek u detyrua të shkonte në zgjedhje të parakohshme, pas humbjes së thellë në zgjedhjet europiane dhe ato administrative nga demokracia e re e opozitës.

Gjatë një interviste televizive, Tsipras tha se qeveria e tij do të vazhdojë punën deri në përfundim të zgjedhjeve që do të mbahen më 7 Korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendosëm ta çojmë vendin para kohe, por normalisht në kutitë e votimit. Qeveria do të ushtrojë deri në momentin e fundit detyrat e veta ashtu siç përcaktojnë ligjet dhe kushtetuta”, tha Tsipras.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, sondazhet vazhdojnë t’i japin avantazh të dukshëm Demokracisë së re me një epërsi prej 7,7 për qind.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?