Turqi, miku i Erdogan ble grupin më të madh mediatik opozitar

Grupi më i madh mediatik opozitar në Turqi, Doğan Holding, është shitur ditën e mërkurë për një shumë prej 1.2 miliardë dollarësh tek një grup tjetër gjigand mediatik i njohur si si Demirören Media Group.

Doğan Holding ishte kompania nënë e gazetave “Hurriyet” dhe “Posta”, si dhe televizioneve “Kanal D” dhe “CNN Turk”.

Transaksioni pritet të bëhet publik nga vetë kompaninë mbrëmjen e sotme.

Në krye të konglomeratit Demirören Holding, është 79-vjeçari Erdogan Demirören, babai i Presidentit të Federatës Turke të Futbollit, Yildirim Demirören.

Familja Demirören njihet si e afërt me pushtetin, teksa pas blerjes nga ana e tyre në vitin 2011 të gazetave opozitare nga Aydin Dogan, i njohur si opozitar dhe kritik e presidentit Erdogan, ka ndryshuar linjën editoriale të këtyre gazetave.

Në vitin 2014 është publikuar në internet edhe një përgjim telefonik, ku dëgjohet kryeministri i atëhershëm Recep Tayyip Erdogan duke kritikuar drejtpërdrejtë kreun e grupit Demirören për një titull gazete që kishte shqetësuar kreun e qeverisë, shkruan tvKlan.

Demirören Holding operon me biznese të mëdha në fushat e energjisë, industrisë, turizmit, qendrave tregtare dhe mediave.

SHKARKO APP