Tuzi voton, kandidati shqiptar: Të bindur se fitojmë

Komuna e Tuzit në Malin e Zi për herë të parë mban sot votimet si komunë e Pavarur nga Podgorica pas fitimit të këtij statusi vitin e kaluar.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidat përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Të drejtën e votës e kanë 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi, që do të qëndrojnë të hapura deri në 20 të mbrëmjes.

Zgjedhjet raportohet se po zhvillohen të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët sot kane vendosur të hedhin votën e tyre.

Në Mal të Zi nuk zhvillohen zgjedhjet direkte për kryetarin, por do të jenë këshilltarët ata që do të zgjedhin me një shumicë të thjeshtë drejtuesin e institucionit vendor. Këshilli Komunal i njohur si Parlamenti i Tuzit ka në total 32 anëtarë.

Ndërkohë në një lidhje telefonike, Nik Gjeloshaj, kryesues i listës së koalicionit shqiptar në një lidhje telefonike për News24 tha se deri tani zgjedhjet janë duket shkuar mirë. I pyetur se cili është rezultati që pret nga zgjedhjet e sotme, ai tha një fitore bindëse të shqiptarëve.

SHKARKO APP