“Vampirja” plakë i gëzohet tragjedisë të shqiptarëve! Turp!
Nga Fejzi Hajdari, analist politik dhe botues i gazetës Lajm në Maqedoni
Edhe pastaj kërkojnë bashkëjetesë!!! Kultivojnë tani me dekada politikë fashizoide ndaj shqiptarëve…, madje edhe monstra të këtilla si kjo ‘vampirja’ plakë prof. Vankovska, që u gëzohet vdekjes së shqiptarëve, kurse nga shqiptarët kërkojnë të tregohen tolerantë!
Eh çfarë elitash politike e intelektuale kemi ne shqiptarët! Mjerim!
S’ka kush të qajë institucionalisht për neve…, fatkeqësisht.
Tipit të kësaj vampires plakê duhet t’i ndalohet edhe shtimi…, sepse ja çfarë produkti prodhon…
Çmenduri hey! Profesoresha universitare i gëzohet vdekjes aksidentale të rreth 13 shqiptarëve! Çfarë prisni ju nga nje monstër i tillë?! T’ju shesë studenteve urrejtje ndaj shqiptarëve! O Zot, sa shumë durojmë ne shqiptarët!”
Reagimi ka ardhur pas një mesazhi në rrjetet sociale të pedagoges së Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, antishqiptare e njohur, e cila u tall me tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë. Vankovska shkroi në Fb pas ngjarjes: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”, duke aluduar për luftën e vitit 2001, kur këtu ndodhi vrasja e disa ushtarëve të ARM-së nga anëtarët e UÇK-së.”