Varka e peshkimit përplaset me një skaf, 2 të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një varke dhe një skafi në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes në zonën Thyni të Argolis, afër Porto Heli, në rrethana ende të paqarta.

Në këtë aksident u përfshinë një varkë e vogël peshkimi me tre persona në bord dhe një skaf ku mendohet se ishin 8 ose 10 persona të huaj.

Ndërkohë e plagosur mbeti edhe një grua, e  cila u dërgua në spitalin e Argos.

Dy viktimat ishin në varkën e peshkimit, ndërsa mediat greke raportojnë se edhe një grua që mungon në bordin e skafit.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa grupet e shpetimit kanë nisur punën për gjedjen e gruas se zhdukur.

SHKARKO APP