Varoufakis prezanton partinë e tij, iu referohet “shqiptarëve të armatosur”

Ish-ministri grek i financave, Janis Varoufakis, ka prezantuar të hënën në mesditë në Athinë partinë e re MeRA25, që është pjesë e lëvizjes evropiane DiEM25 (Democracy in Europe Movement 2025 – Lëvizja për Demokraci në Evropë 2025).

Varoufakis tha se Greqia po përballet me rrezikun më të keq pas luftës civile, pasi iu nënshtrua një falimentimi të katërfishtë: të shtetit, bankave, familjeve dhe biznesit.

Ai vërejti se programet e shpëtimit, në vend që të shpëtonin vendin e çuan në një regjim kolonie të borxhit dhe në shkretim, pasi qindra mijëra njerëz të rinj ose vegjetojnë me paga mjerane, ose kanë ndërmend të “arratisen” nga Greqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 7 pikat kryesore të programit politik që prezantoi Varufakis përfshihen:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ristrukturimi i borxhit publik të Greqisë, reduktimi i guximshëm i koeficienteve tatimorë, krijimi një sistemi publik jobankar për pagesat dhe transformimi i fondit të privatizimeve në një bankë zhvillimi.

Profesori kontraversal i ekonomisë, iu referua edhe çështjeve të politikës së jashtme dhe gjegjësisht negociatave që Athina po zhvillon me Shkupin për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Varoufakis u shpreh në favor të një emri të përbërë, duke theksuar se kjo i intereson Greqisë. Por ai shtoi se rreziku më i madh nga vendi fqinj nuk vjen prej demonstratave për Aleksandrin e Madh, por nga përçarja.

“Në Tetovë ndodhen shqiptarë të armatosur, të gatshëm që të shpërbëjnë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në emër të Shqipërisë së Madhe”. Ky zhvillim “do të jetë një kërcënim për interesat tona kombëtare”, tha Varoufakis.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?