VIDEO/ Argjendarja sulmohet nga ‘maskat’ në sy të vajzës 7-vjeçare, por nuk dorëzohet
Pronarja e një dyqani bizhuterish ra pre e dhunës së grabitësve, që e rrahën në sy të vajzës së saj të vogël 7-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë. Mediat lokale kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket qartë momenti kur dy persona të armatosur me skafandër motori u futën në dyqanin e bizhuterive. Ata i kërkuan gruas që të hapte kasafortën, por ajo refuzoi. “Edhe nëse më vrisni, unë nuk do ta hap”, u tha pronarja dy grabitësve. Në pamje shihet se si njëri prej tyre e tërheq nga qafa dhe e rrëzon përtokë në sy të vajzës 7-vjeçare.
Pas refuzimit të gruas, ata u larguan pa marrë objektivin e tyre. Rreth 50 metra larg argjendarisë, grabitësit kishin parkuar një makinë me të cilën u larguan. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë sapo morën njoftimin. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për t’i arrestuar. /tvklan.al