VIDEO/ Avionë luftarakë serbë fluturojnë mbi Preshevë

Mëngjesin e sotëm në zonën e Preshevës janë parë avionë luftarakë, të cilët fluturonin në një lartësi shumë të vogël.

Avionët luftarakë janë serbë dhe kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes Serbe Jovan Krivokapiç, i cili thotë se janë pjesë e stërvitjes ushtarake që janë planifikuar në këtë zonë dhe që do vazhdojnë edhe nesër në Serbinë qendrore, raporton “Presheva Jona”

Ndërkohë këta avionë luftarakë janë parë edhe të mërkurën, të cilët fluturonin mbi territoret shqiptare në Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë.

Bëhet fjalë për 4-5 aeroplan “J-22 orao” të dhurura ditë me pare nga Bjellorusia.

/

 

SHKARKO APP