FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO e rrëzimit të autobusit në Maqedoni, 13 viktima dhe 29 të plagosur

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Maqedoni, ku në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, një autobus me pasagjerë është përmbysur për pasojë humbën jetën 13 persona, ndërsa 29 të tjerë mbetën të plagosur. Është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë nga autobusi të cilët kishin mbetur të bllokuar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta nga ekipet mjekësore, policia dhe zjarrfikëse.

7 nga udhëtarët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët nuk mundën t’i mbijetonin plagëve pavarësisht ndihmës së marrë në Qendrën Klinike të Shkupit. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës. Mediat maqedonase kanë publikuar edhe emrat e personave që kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se 4 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po luftojnë për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?