VIDEO/ Serbia nis autokolonat e ushtrisë afër kufirit me Kosovën

Mediat e huaja kanë publikuar video nga momenti kur autokolona e ushtrisë serbe kalon në rrugë e shoqëruar edhe nga automjete policie.

Këto lëvizje kanë të bëjnë me incidentet që kanë tronditur veriun e Kosovës mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e një sulmi me armë, ka mbetur i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës dhe është plagosur një tjetër.

Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se rreth 30 persona të armatosur rëndë, e që dyshohet se janë autorët e vrasjes së efektivit, ndodhen në një manastir në Zveçan dhe po qëllojnë drejt policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?