VIDEO/ Vila luksoze e Radoiçiç, Sveçla: Jo luftëtar lirie, por Pablo Escobar i rajonit!

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga vila luksoze e Milan Radoiçiç në Veri të Kosovës, i cili udhëhoqi sulmin në fshatin Banjskë. “Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”, shprehet Sveçla.

SHKARKO APP