Vjosa Osmani dhe stafi i Presidencës, shpenzuan mbi 75 mijë euro për 6 muaj
Mediat në Kosovë, shkruajnë si mbi 86 mijë euro janë shpenzuar nga Presidenca e Kosovës për periudhën janar-qershor të këtij viti. Vjosa Osmani dhe kabineti i saj i përbërë prej 19 personash, shpenzuan 75 mijë e 226 euro nga buxheti i shtetit.
Udhëtimet zyrtare jashtë vendit, akomodimi dhe karburanti janë shpenzimet më të mëdha që ka kryer Presidenca. Më konkretisht 48 mijë e 968 euro kanë shkuar për biletat, 12 mijë e 658 euro për akomodimin dhe 9 mijë euro për karburante.
Ndërsa për dreka dhe darka zyrtare janë shpenzuar 3 mijë e 455 euro. Një tjetër shumë prej 1 mijë euro është shpenzuar për koktejin protokollar me rastin e Javës së Gruas.