Vjosa Osmani e quan Metën një zë të fortë kundër ndarjes së kufijve, Rama: Dokrra turbo-patriotike

Kryeministri Edi Rama ka shenjëstruar presidentin Ilir Meta dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe pse nuk përmend emra në postimin e tij në Twitter, ku mesa duket se paska ndjekur vizitën e fundit si President të Ilir Metës. Rama i ka quajtur deklaratat e tyre turbopatriotike dhe që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës dhe të brendshme të të dy vendeve në një kotësi.

“Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme”, shkruan Rama.

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Presidenti Ilir Meta deklaroi se për Kosovën ka bërë thjesht detyrën e tij kushtetuese. Sipas tij mund të kishte bërë më shumë për Kosovën, po të mos kishte problemet e brendshme në Shqipëri. Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se Ilir Meta ka qenë një zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës.

“Zoti president keni qenë zëri ynë aty ku nuk jemi përfaqësuar. Në veçanti keni zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh. Ide e aventura këto të rrezikshme, pasojat e të cilave po ndihen edhe sot, por të cilave bashkërisht u kemi dhënë fund”,-tha Osmani, e cila nuk ka një marrëdhënie të mirë me kryeministrin Edi Rama.

SHKARKO APP