Vjosa Osmani mesazh BE-së: Mos shtoni kritere për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se është e rëndësishme që shtetet e BE-së të respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian, sa i përket liberalizimit të vizave, dhe “të mos lejohet në asnjë mënyrë që të vendosen kritere shtesë”.

Këto komente Osmani i bëri gjatë takimeve që zhvilloi sot me ambasadorët e akredituar në Prishtinë nga Gjermania, Italia dhe Sllovenia, të cilëve u kërkoi përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave.

Osmani tha se vendosja e kritereve shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën “do të ndikonte në mohimin e një të drejte të qytetarëve tanë dhe do ta lëndonte kredibilitetin e BE-së”. Osmani ka biseduar me ambasadorët e këtyre tri shteteve për zhvillimet politike që kanë dalë pas takimit të 13 shtatorit të grupit punues për vizat të Këshillit Evropian.

SHKARKO APP