Vjosa Osmani një presidente e shtrenjtë, 88 mijë e 500 euro janë shpenzuar për 6 muaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit të saj, dalin të jetë të kushtueshëm. Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, janë harxhuar 88 mijë e 521 euro.
Sipas medias ”Telegrafi”, këto para u shpenzuan në dreka dhe darka zyrtare, në telefoni fikse, akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit, karburant për 7 vetura të Presidencës dhe aviobileta.
Vetëm presidentja Vjosa Osmani ka harxhuar 17 mijë e 912 euro për akomodim dhe aviobielta. Për shpenzime të telefonisë fikse dhe karburant për vetura (7 vetura të Presidencës), gjatë gjashtë muajve u shpenzuan 9 mijë e 409 euro.