VMRO-ja hesht para Ivanovit pas dhënies së mandatit
VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit po qendron në heshtje pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së Zoran Zaevit.
“Pengesat për dhënine e mandatit janë mënjanuar”, tha Ivanov gjatë dorëzimit të mandatit.
“Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, që ka shumicën në parlament, propozoi Zoran Zaevin të jetë kandidat të cilit do ti besohet mandate për formimin e qeverisë,” tha Ivanov gjatë dorëzimit të mandatit.
Pas marrjes së mandatit për formimin, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev lexoi letrën e garancisë të cilën ia ka dërguar presidentit Gjorge Ivanov.
“Garantohet unitaritet, sovraniteti integriteti territorial, pavarësia dhe multietniciteti i Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të renit Kushtetues, dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë.
Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe avancim e jetës për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësisë etnike, religjioze dhe përkatësisë gjuhësore.
Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e Maqedonisë do të jetë në përputhje me vlerat themelore demokratike të sundimit të drejtësisë duke mos e vendosur Maqedoninë në situatë të nënshkrimit ose varshmërisë ndaj ndonjë shteti tjetër.
Asnjë dokument Platformë, Deklaratë, Akt ose veprim që do të ishte në kundërshtim me qëndrimet e thëna më parë nuk mund të jenë kusht, e as bazë për formimin e as veprimin të Qeverisë së Maqedonisë”, tha Zoran Zaev.
Gjatë një deklarate për shtyp, Zaev tha se do të formojë qeverinë e re dhe se do të punojë për një të ardhme të mirë të përbashkët për ata që i besuan qeverinë e re.