Voton kandidatja e pavarur dhe e vetme serbe për kryetare komune: Pres ndryshime

Kandidatja e pavarur dhe e vetme serbe, Sllgjana Pantoviq ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimit pranë stacionit të policisë në Zveçan.

Pas votimit, ajo deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tani gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Pantoviq ka falënderuar të gjithë ata që dalin për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Janë gjithsej pesë qendra të votimit në të cilat 6 mijë e 998 qytetarë të kësaj komune do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votes. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, kanë të drejtë vote gjithsej 45 mijë e 95 qytetarë.

 

SHKARKO APP